Kombëtarja i lë fushën Izraelit, ja plani i kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 17:25

Kombëtarja i lë fushën Izraelit, ja plani i kuqezinjve

Ndryshe nga sfidat e tjera, kësaj here Kombëtarja kuqezi ka ndryshuar planin dhe nuk do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin “Elbasan Arena”, aty ku do të zhvillohet takimi, pasi ka vendosur t’ia lerë në dispozicion miqve nga Izraeli.

Kombetarja

Stërvitjen e fundit, ekipi i Panuçit e zhvilloi sot në orën 10:00 në ambientet e resortit “Tropical” në Durrës. Ndërsa para pak minutash skuadra është nisur drejt Elbasanit ku edhe do të akomodohet për sfidën e nesërme. Në orën 18:30, trajneri Panuçi do të jetë në konferencë për shtyp së bashku me kapitenin për të folur për përballjen e parë të Ligës së Kombeve. Pas tyre do të jetë radha e izraelitëve për të zhvilluar konferencën për shtyp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"