Kombëtarja e U-19 fiton trofeun “Montenegro Cup 2017”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2017 | 18:04

Kombëtarja e U-19 fiton trofeun “Montenegro Cup 2017”

Sukses i bukur dhe tërësisht i merituar për ekipin kombëtar të femrave U-19 në futboll. Pas dy takimeve të para të fituara, skuadra e drejtuar nga trajneri Nevidl Dede arrin të fitojë edhe në sfidën e tretë dhe të bëj të sajin trofeun “Montenegro Cup”.

u19fe

Një emocion më vete dhe një kënaqësi për këtë skuadër, e cila ka krijuar një grup të mrekullueshëm vajzash, perspektivë e madhe për kombëtaren A. Dhe pikërisht dje skuadra përfaqësuese e femrave regjistroi fitoren e tretë, duke marrë trofeun. Në përballjen me Bosnjë-Hercegovinën vajzat e drejtuara nga Nevil Dede mbizotëruan lojën, dominuan në fushë dhe arritën që të fitojnë krejt ndeshjen me rezultatin 2-3.

Shqiperi vs Bosnje

Në minutën e dytë të takimit kundër skuadrës boshnjake, futbollistja shqiptare Lufo kaloi skuadrën në avantazh, teksa Bosnja barazoi më pas në minutën e 26-të të ndeshjes me anë të Fejziç.

Disa minuta më vonë, pikërisht në minutën e 33-të, skuadra e Bosnjës kalon në avantazh me anë të futbollistes Karjsumoviç, avantazh që nuk do të qëndrojë gjatë sepse në minutën e parë të kohës shtesë të pjesës së parë barazon Rragami për skuadrën tonë nga një goditje dënimi 25 metra distancë nga porta.

Goli i avantazhit dhe fitores që gjithë ndeshjes do të vijë në minutën e 56-të të pjesës së dytë, sërish nga Lufo. Në këtë turne morën pjesë Mali i Zi, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina me përfaqësueset e tyre U-15, ndërsa Shqipëria, duke mos pasur një ekip kombëtar të kësaj moshe, ka grumbulluar vajzat e datëlindjes 2001-2003.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"