Kombëtarja e femrave U-19 e mbyll me fitore, ja renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2018 | 10:06

Kombëtarja e femrave U-19 e mbyll me fitore, ja renditja

Kombëtarja e femrave U-19 e mbylli me një fitore aventurën e saj në paraeliminatoret e Kampionatit Europian 2019. Në ndeshjen e fundit në grup, skuadra e Nevil Dedes mposhti Bjellorusinë me rezultatin 3-1.

u19-femrat

Esi Lufo i dha avantazhin Shqipërisë në të 5-ën, ndërkohë që tre minuta më vonë bjelloruset barazojnë. Por, vajzat kuqezi kanë më tepër dëshirë për fitore dhe në të 42-ën gjejnë sërish golin e avantazhit me një 11-metërsh të ekzekutuar nga Sara Begallo. Në të 55-ën Donjeta Halilaj vulos fitoren me golin e e tretë. Shqipëria u rendit e treta pas Holandës dhe Polonisë dhe la pas vetes Bjellorusinë.

ske

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"