Kombëtarja e femrave/ Shqipëria turpërohet në sfidën ndaj Belgjikës, pëson humbjen me rezultatin që kishim harruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 22:32

Kombëtarja e femrave/ Shqipëria turpërohet në sfidën ndaj Belgjikës, pëson humbjen me rezultatin që kishim harruar

Kombëtarja e femrave është turpëruar duke u mundur thellë 7-0 nga Belgjika në sfidën për eliminatoret e Botërorit.

shqiperia femra@

Ishte një ndeshje që pritej më shumë nga ana e femrave kuqezi duke parë dhe progresin e Vllaznisë në futboll, pasi një pjesë e mirë e Kombëtares luajnë te skuadra shkodrane.

Belget e nisën vrullshëm duke shënuar dy herë në pjesën e parë me Kajman dhe De Kanji.

Pjesa e dytë ishte akoma më katastrofike ku skuadra e drejtuar nga Amir Grima pësoi dhe 5 gola të tjerë.

Kombëtarja e fermave rikthehet të humbasë me rezultat të thellë pasi prej disa kohësh i kemi harruar, që pas asaj të fundit të pësuar në vitin 2019 ku femrat kuqezi pësonin disfatë 8-1 ndaj Finlandës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"