Kombëtarja e femrave, Grima grumbullon sulmuesen e dëmtuar për kohë të gjatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2017 | 10:07

Kombëtarja e femrave, Grima grumbullon sulmuesen e dëmtuar për kohë të gjatë

Trajneri i kombëtares shqiptare të femrave, Armir Grima, publikoi dje listën e futbollisteve të grumbulluara për dy takimet e para të kualifikueseve të Kupës së Botës ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë.

saranda hashani

Por në listë bën përshtypje fakti që është përfshirë edhe emri i sulmueses titullare të kombëtares, Saranda Hashani, e cila vetëm një ditë para prezantimit të listës është dëmtuar rëndë dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Futbollistja e skuadrës gjermane Klopenburg ka luajtur me ekipin e saj në ndeshjen e para dy ditëve dhe ka shënuar gol që në minutën e parë. Në minutën e 35-të ajo ka pësuar një dëmtim dhe është detyruar të braktisë fushën e lojës.

Nuk dihet nëse trajneri Grima ka patur informacion apo jo për gjendjen e Hashanit në momentin që e ka përfshirë në listë dhe gjithashtu nuk dihet nëse sulmuesja do t’i bashkohet kombëtares në grumbullim thjesht sa për të qenë afër shoqeve të skuadrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"