“Kombëtarja duhet të jetë simbol bashkimi”, Cana: Stadiumi ofron komoditet të jashtëzakonshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 20:15

“Kombëtarja duhet të jetë simbol bashkimi”, Cana: Stadiumi ofron komoditet të jashtëzakonshëm

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, do të jetë i pranishëm në tribunën e stadiumit “Air Albania”, në këtë ditë historike për futbollin shqiptar. Në një prononcim për RTSH para ndeshjes Cana u shpreh:

bandicam 2019-11-17 20-09-40-891

“Pas gjithë këto viteve me Kombëtaren, në të gjithë stadiumet që kemi luajtur, do kishte qenë një kënaqësi për të gjithë gjeneratat të kishin shijuar një ndeshje në këtë impiant të jashtëzakonshëm. Shpresoj që ta fillojmë me këmbë të mbarë.

Stadiumi jep një komoditet të jashtëzakonshëm. Ekipi Kombëtar duhet të vazhdoj të jetë një simbol i sportit dhe i bashkimit. Duhet që njerëzit ta ndjekin vazhdimisht Kombëtaren.

Reja dhe De Biazi vijnë nga shkolla italiane, një nga më të mirat në botë. Çdo trajner kam specifikën e vetë. Trajneri Reja gjeti një ambient të vështirë, u mundua ta konsolidojë grupin. Deri tani ka bërë një impakt pozitiv”, u shpreh Cana.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"