Kombëtaret U-17 dhe U-19 sot në fushë, kuqezinjtë kërkojnë ta mbyllin me dinjitet

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 9:54

Kombetarja Kombetarja U-17 Kombetarja U-19 Të fundit

Kombëtaret U-17 dhe U-19 sot në fushë, kuqezinjtë kërkojnë ta mbyllin me dinjitet

Kombëtarja e mbylli edicionin kualifikues pa shumë shkëlqim. Madje duke ngritur jo pak pikëpyetje në lojë, identitet dhe shpirt e dëshirë në fushën e lojës. Mirëpo, më tepër se kaq, situata e kuqezinjve është shqetësuese kur lidhet edhe me atë që po zhvillojnë ekipet e moshave. 

u19-kombetarja

Skuadrat U-17 dhe U-19 do të zhvillojnë sot ndeshjet e fundit respektive. 19- vjeçarët do të luajnë ndaj Islandës në orën 14:30, pas dy humbjeve; 5-1 nga moshatarët e Greqisë dhe 2-1 nga ato belg. Duke qenë se në rast barazimi me pikë vlen përballja direkte, asnjëherë nuk ka asnjë mundësi që kuqezinjtë të lënë pas Greqinë për të siguruar kualifikimin. Gjithashtu e pashpresë është edhe situata e Kombëtares U-17.

Sot në orën 16:00 do të zhvillojë takimin e fundit kualifikues ndaj Gjeorgjisë, por në kuotën e zero pikëve, çdo rezultat vlen vetëm për statistika. Me gjashtë gola të pësuar dhe asnjë të shënuar, kuqezinjtë luajnë vetëm për të mbyllur kualifikueset. Edhe situata e ekipit U-21 nuk është më e mirë. Vetëm një fitore, dy barazime dhe 3 humbje në këtë edicion kualifikues janë tregues i qartë i ecurisë së deritanishme.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com