Kombëtaret/ Nga U-17 tek U-20, ja axhenda e kuqezinjve të rinj

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 9:29

Kombetarja U-17 Kombetarja U-19 Të fundit

Kombëtaret/ Nga U-17 tek U-20, ja axhenda e kuqezinjve të rinj

Pas rezultateve shumë të dobëta në ndeshjet e para, sot Shqipëria U-17 dhe U-19 do të kërkojë kthesën e madhe për të shpresuar kualifikimin deri në fund në grupet respektive. 

u19-kombetarja

Ekipi U-17 që drejtohet nga Elvin Beqiri, pas humbjes 4-0 ndaj Portugalisë, sot në orën 16:00 luan ndaj Ukrainës, që ka tri pikë në grup, pasi fitoi ndeshjen e parë me Gjeorgjinë. Vetëm triumfi e mban në lojë Shqipërinë në grupin 8 eliminator, ku bën pjesë përveç Ukrainës, edhe Portugalia e Gjeorgjia.

U17

Ndërkohë, për kuqezinjtë U-19, ku pritshmëritë kanë qenë edhe më të mëdha, është harruar humbja e thellë 5-1 ndaj Greqisë dhe sot përballë do të jetë Belgjika, që është edhe vend organizator i turneut. Një ndeshje edhe më e vështirë në letër për skuadrën e Nevil Dedes, por humbja në sfidën e parë duket se i ka ndërgjegjësuar kuqezinjtë e rinj për të dhënë sot gjithçka në fushën e lojës. Ky është pa diskutim shansi i fundit për të shpresuar te një kualifikim i mundshëm. Në grupin 4 bëjnë pjesë Belgjika, Greqia dhe Islanda.

U17 DHE U19

Tri pikët sot do të ishin një mrekulli për U-19, që pësoi pesë gola nga Greqia në ndeshjen e parë. Trajneri Dede ka grumbulluar për ndeshjet eliminatore edhe sulmuesit Broja e Bullari, të cilët grumbulloheshin me Kombëtaren U-21. Pritet që Dede të ndryshojë formacionin kundër Belgjikës, pasi në sfidën me grekët ishte një ekip me 5 lojtarë me tipare tërësisht ofensive në fushë.

Ndërkohë po ditën e sotme, do të zhvillohet edhe takimi miqesor mes Shqipërisë U-20 dhe Kroacisë U-20. Kuqezinjtë drejtohen nga trajneri Ilir Biturku, teksa përballja do të startojë në orën 14:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com