Koman ia hedh paq me dëmtimin, përcaktohet periudha kur do rikthehet lojtari i Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 12:45

Koman ia hedh paq me dëmtimin, përcaktohet periudha kur do rikthehet lojtari i Bajernit

Kingslei Koman do të rikthehet në fushën e blertë në muajin janar. Këtë e konfirmoi faqja zyrtare e klubit bavarez. Francezi doli nga fusha e lojës në minutën e 27-të në ndeshjen ndaj Totenhemit pas një dëmtimi në gju.

koman

Diagnoza pas ndeshjes: Ndrydhje të lehtë të ligamentit të gjurit të majtë. Një gjë që do ta mbajë atë jashtë fushe për vetëm pak javë. Një lajm i gëzueshëm ky jo vetëm për lojtarin, por për të gjithë klubin e Bajernit pasi nuk donin kurrsesi të humbisnin shërbimet e talentit francez për pjesën e mbetur të sezonit. Koman do të pushojë për pak ditë për të rinisur me fizioterapinë dhe më pas me stërvitje në palestër përpara se t’i bashkohet skuadrës në Doha të Katarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"