Koman besnik ndaj Bajernit: Mund të qëndroj këtu për 12 vite, ashtu siç bëri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 15:39

Koman besnik ndaj Bajernit: Mund të qëndroj këtu për 12 vite, ashtu siç bëri…

Kingslei Koman po kalon një formë shumë të mirë te Bajerni kohët e fundit, teksa këtë sezon është aktivizuar 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ka arritur të shënojë edhe 3 gola.robert-lewandowski-kingsley-coman-bayern-munich_1g7a692n0oowl1uf2yw1qyb503

Sulmuesi francez ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka folur për të ardhmen e tij dhe është shprehur se mund të qëndrojë te bavarezët për shumë vite. “ Jam i sigurt që do të qëndroj gjatë në këtë klub. Qyteti është fantastik, klubi po ashtu, ne kemi fituar shumë tituj dhe ajo që nga nevojitet është fitimi i Ligës së Kampionëve.koman2

Unë nuk do të ndryshoja asgjë nga ato që kam bërë deri tani. Ndjej besimin e plotë të drejtuesve dhe luaj një rol të rëndësishëm në ekip. Sigurisht, unë mendoj të qëndroj te Bajerni për 12 vite, ashtu siç bëri edhe Riberi.”, u shpreh Koman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"