Kolumbia thyen Brazilin, sherr masiv në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2015 | 13:24

Kolumbia thyen Brazilin, sherr masiv në fund

nejmarKolumbia e nisi Kupën e Amerikës me shumë kritika dhe zhgënjim, kur u mund nga Venezuela.

Por, premtimi i Falkaos me shokë se do merrnin “hak” kundër Brazilit, u mbajt mbrëmjen e djeshme. Një ndeshje e mbushur me rivalitet, spektakël dhe tension në fund.

 Formacionet

Karlos Dunga uli në stol Diego Tardlein, për Firminon dhe mesfushorin Fred për Kutinjon. Nga ana tjetër, Kolumbia kishte luksin që të linte në stol futbollistë si Xhekson Martinez dhe Karlos Baka, pasi reparti i avancuar përbëhej nga Gutierrez e Falkao, të mbështetur nga Kuadrado dhe Hames Rodrigez.

Ndeshja

Kolumbianët dukeshin më të qartë në lojën e tyre dhe me një ritëm të më të lartë. Kjo u dha mundësinë që të vënë disa herë në vështirësi portierin Xheferson. Loja e krahëve, sidomos me anë të Kuadrados rezultoi shumë efikase. Ndërkohë, seleçao tentoi që të gjejë rrugën e rrjetës falë aksioneve individuale të Nejmarit, apo goditjeve nga distanca. Pas një këmbënguljeje të vazhdueshme, lojtarët e Pekermanit arritën të shënojnë edhe golin e avantazhit. Pas një rrëmuje në zonë, mbrojtësi Murijo, i cili do transferohet tek Interi, goditi fort me të majtën dhe shkundi rrjetën e Brazilit. Një gol që qëndroi në fuqi deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Pavarësisht se në pjesën e dytë brazilianët u munduan me të gjitha forcat që të evitojnë humbjen, nuk ia dolën mbanë.

Tensioni

Arbitri sinjalizoi fundin e lojës, por Nejmari në shenjë nervozizmi gjuan topin fort, i cili godet në kurriz një kundërshtar. Murijo iu afrua me agresivitet, por ylli brazilian reagon gjithashtu me dhunë, duke e goditur me kokë. Sulmuesi Karlos Baka përfshihet, duke e shtyrë me forcë lojtarin e Barcelonës. Futbollistët e të dyja skuadrave u përfshin në një situatë shumë të tensionuar, duke u shtyrë me njëri-tjetrin. Ndërkohë që Nejmari po shkonte me nxitim në dhomat e zhveshjes, gjyqtari Oses i nxori kartonin e kuq, po ashtu si edhe Bakas. Një fund i shëmtuar i një ndeshjeje që dhuroi emocione pozitive.

Brazil 0-1 Kolumbi 

GOLI: Murijo 36′
BRAZILI (4-2-3-1): Xheferson, Miranda,T.Silva, Dani Alvesh, Filipe Luis, Uillian(Dagllas Kosta 69′), Fernandinjo,Elias (Tardeli 76′), Fred (Kutinjo 46′), Nejmar,Firmino
Trajner: Karlos Dunga
KOLUMBIA (4-4-2): Ospina, Zapata, Armero,Murijo, Zuniga, Sançez, Valencia (Mëhija80′), Kuadrado, Rodrigez, Falkao (Ibrabo69′), Gutierrez (Baka 76′)
Trajner: Hoze PekermanKARTONË TË VERDHË: Fernandinjo, Firmino/ Gutierrez
KARTONË TË KUQ: Nejmar 96′ / Baka 96′
Arbitër: Enrike Oses

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"