“Kolonia” shqiptare e Lokomotivës së Zagrebit çon skuadrën drejt ëndrrës. Uzuni dhe Tuci, “ustallarët” e fitores së radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 22:59

“Kolonia” shqiptare e Lokomotivës së Zagrebit çon skuadrën drejt ëndrrës. Uzuni dhe Tuci, “ustallarët” e fitores së radhës

Lokomotiva e Zagrebit po kryen një nga sezonet më të mira në historinë e saj duke iu afruar gjithmonë realizimit të ëndrrës së pjesëmarrjes në fazën kualifikuese të Ligës së Kampioneve.
uzuni-tuci
Skuadra e kryeqytetit kroat ku militojnë shumë futbollistë shqiptarë realizoi një tjetër fitore sot në mbrëmje duke mposhtur Zapresiçin e vendit të fundit me rezultatin 3-1.

Nuk shënuan lojtarët shqiptarë, por ata ditën të jenë protagonistë. Indrit Tuci dhe Myrto Uzuni asistuan golin e parë dhe të tretë të takimit.

Me Dinamon e Zagrebit të shkëputur nga ndjekësit, misioni i vetëm i Lokomotivës është sigurimi i pjesësmarrjes në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"