“Koloni” serbe te klubi i Kategorisë së Parë, vijnë dy futbollistë e premtuar. Pritet edhe një mesfushor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 23:38

“Koloni” serbe te klubi i Kategorisë së Parë, vijnë dy futbollistë e premtuar. Pritet edhe një mesfushor

Të enjten pasdite Be sëlidhja u plotësua me dy futbollistë serbë që fliteshin prej kohësh, një qendërsulmues dhe një portier, të cilët përforcojnë ekipin e trajnerit Elvis Plori. Qendërsulmuesi quhet Ivan Jovaneviç, është 23 vjeç dhe ka dalë nga moshat e ekipit të madh të Crvena Zvezdës, ndërsa këtë sezon ka qenë pjesë e Buduçnostit të Dobanovcit. 

Beselidhja-Kastrioti

Portieri quhet Gjorgje Vukashinoviç, është 24 vjeç dhe vjen nga Sindjeliç i Beogradit, ekip i Ligës së Parë të Serbisë. Me ardhjen e tyre, numri i futbollistëve serbë te Besëlidhja shkon në katër, pasi këtë sezon luajnë në Lezhë edhe Gjorgjerviç dhe Çokiç, të dy titullarë dhe që sigurisht kanë ndikuar në ardhjen e dy patriotëve të tyre. Kësisoj, lezhjanët kthehen te dashuria e vjetër për futbollistët nga vendi ballkanas. P

as 6 vjetësh eksperiencë me futbollistë serbë, Besëlidhja e presidentit Gjok Noka ndërroi gjeografi vitet e fundit, duke marrë futbollistë afrikanë, kryesisht nga Guinea. Por këta të fundit janë larguar tashmë dhe rikthehen serbët. Largimi i Samet Bajrit i detyroi lezhjanët të merrnin një portier, por edhe për sulmin trajneri Elvis Plori nuk ka qenë fort i kënaqur gjatë gjysmës së parë të kampionatit, ndaj dhe janë ofruar dy serbët, me të cilët merkatoja e dimrit pothuajse është mbyllur.

Nga Besëlidhja, përveç portierit Bajri, janë larguar edhe Kamara e Soumah, ndërsa afrimet e deritanishme janë dy serbët, por ka mundësi të afrohet edhe një mesfushor nga Superiorja. Për këtë të fundit ende nuk ka ndonjë emër konkret.

sERBET

MIQËSORET – Stafi teknik i Besëlidhjes ka planifikuar dy miqësore ndaj skuadrave të Superiores, e para të shtunën në Durrës (në kompleksin “Tropikal”) ndaj Skënderbeut dhe të martën në stadiumin e Laçit ndaj skuadrës kurbinase. Këto dy miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar me ngarkesë të plotë të gjithë lojtarët, por më shumë vëmendje do t’u kushtohet prurjeve të reja nga Serbia.

Objektivi i Besëlidhjes mbetet ngjitja në Superiore, ndonëse rruga është vështirësuar jo pak pas rezultateve të fundit dhe zbritjes së tri pikëve nga përjashtimi i Shkumbinit nga Kategoria e Parë, duke e çuar diferencën me Kastriotin e vendit të parë në 7 pikë.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"