Koliçi tani ka një rival më shumë për portën, zgjidhen problemet e Alijev

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 12:42

Koliçi tani ka një rival më shumë për portën, zgjidhen problemet e Alijev

Skuadra e Kukësit vazhdon të përforcohet, pak javë para fillimit të sezonit të ri. Kampionët në fuqi të Superiores kanë shtuar konkurrencën në radhët e tyre, duke afruar një tjetër portier cilësor për të rivalizuar me Koliçin.

stivi frasheri

Pjesë e ekipit është bërë edhe 26-vjeçari Stivi Frashëri, i cili në sezonin e kaluar ishte pjesë e Flamurtarit. Portieri i cili në të kaluarën ka luajtur në Superiore edhe me Bylisin dhe Tiranën, është gati të rivalizojë me Koliçin në këtë edicion, por sigurisht që do ta nisë edicionin si zëvendësuesi i tij.

alijev

Ndërkaq, është konfirmuar gjithashtu se ka mbërritur lejekalimi për Rauf Alijev, sulmuesin e Kombëtares së Azerbajxhanit i cili i është bashkuar Kukësit. Klubi Inter Baku, me të cilin ai ka qenë nën kontratë në dy edicionet e kaluara ka lënë të lirë futbollistin dhe ai mund të federohet te Kukësi pa probleme duke qenë i gatshëm që në startin e edicionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"