Koliçi shkëlqen në Kosovë, vendos rekord me Gjilanin. Ja prej sa ndeshjesh nuk pëson gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 17:57

Koliçi shkëlqen në Kosovë, vendos rekord me Gjilanin. Ja prej sa ndeshjesh nuk pëson gol

Portieri shqiptar Enea Koliçi ka thyer një rekord me skuadrën e Gjilanit, ku ka arritur të mbajë 7 ndeshje rradhazi portën e paprekur.

kolici

Plot 692 minuta gardiani pogradecar ka mbajtur portën gjilanase me kuotën e 0 golave të pësuar, ndeshja e fundit kur ka pësuar gol ishte në fitoren 3-1 ndaj Arbërisë më 5 tetor. Nuk ka munguar edhe urimi i skuadrës kosovare në faqen e saj zyrtare në “Facebook”:

“Portieri ynë Enea Koliçi sot ka thyer rekordin pa pranuar gol në vazhdimësi të ndeshjeve në Superligë 692 minuta, është rekordi i vënë nga gardiani i portës sonë,

Enea Koliçi, ku golin e fundit e kishte pranuar në takimin Gjilani-Arbëria (3:1).”, përfundon postimin skuadra e Gjilanit.

gjilani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"