Koliçi: Ndeshjet në Kukës kanë qenë një makth i vërtetë, të mos pësojmë ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 18:50

Koliçi: Ndeshjet në Kukës kanë qenë një makth i vërtetë, të mos pësojmë ndaj Tiranës

Në një prononcim për sajtin zyrtar të klubit, portieri i Kukësit, Enea Koliçi, ka folur për takimin e Kupës ndaj Tiranës si dhe tregon që ndeshjet brenda kanë qenë një makth i vërtetë ndaj skuadra duhet të bëjë kujdes. Gardiani pogradecar, mbushi sot 32-vjeç dhe në darkë do të festojë me shokët e skuadrës.

Kolici

Pas barazimit në takimin e parë të luajtur në Tiranë, si e vlerësoni këtë takim?

Tirana është një nga ekipet më të mira në Shqipëri, pavarësisht se është në Kategorinë e Parë. Ndeshje mjaft e vështirë dhe rezultati 1 me 1 në Tiranë, të them të drejtën, na favorizon ne dhe do të përpiqemi të mos pësojmë në këtë takim.

Tanjeri praktikoi në stërvitje gjuajtje penalltish. Mendoni se do e zgjidhni brenda 90 minutave ndeshjen apo…?

Shpresojmë ta zgjidhim brenda 90 minutave të mos shkojmë në shtesë apo penallti, por jemi gjithësesi të pregatitur edhe për këto.

Momenti i një kthese kjo ndeshje ne Kukës?

Të them të drejtën këto ndeshje në Kukës kanë qënë një makth i vërtetë. Po mundohem të gjej nje justifikim, por nuk e gjej dot. Shpresojmë që kjo situatë të ndryshojë, sepse nuk kemi më kohë.

Sot do të festoni ditëlindjen e 32 në Kukës, në një kohë me dëborë.

Shpresoj që në darkë të bëjmë një festë të bukur e të ngrohtë me shokët e ekipit, sepse në Kukës qenka shumë ftohtë sot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"