Koliçi: Na çorientoi goli, tani kthyem në garë edhe Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2017 | 22:22

Koliçi: Na çorientoi goli, tani kthyem në garë edhe Skënderbeun

Nëse Kukësi ka dalë me një pikë nga stadiumi “Selman Stërmasi” dhe ka avantazhin e ndeshjeve direkte kundër Partizanit, meritë është padyshim edhe e Ena Koliçit, i cili me pritjet e tij neutralizoi thuajse gjithçka që të kuqtë kanë gjuajtur drejt katërkëndorit të tij.

enea kolici

“Sigurisht që jam i kënaqur si nga paraqitja ime, ashtu edhe e ekipit me një kundërshtari mjaft të mirë që me meritë është ku ndodhet. Dua të përgëzoj të gjithë ekipin që dha maksimumin si në pjesën e parë. Pastaj goli në pjesën e dytë erdhi shumë shpejt dhe na çorientoi”, shpjegoi portieri i Kukësit në “Gol pas Goli”.

Ndonëse festoi me tifozët, portieri është i ndërgjegjshëm se asgjë nuk ka mbaruar. “Jo, ende jemi të tre ekipet në garë, edhe Skënderbeu. Nëse nuk gabojmë në këto katër javët e fundit besoj se jemi 100% kampionë. Kush u favorizua? Unë them se fut në lojë përsëri Skënderbeu. Por edhe në gjithashtu”.

Sa i përket autogolit të Shametit, ai e kaloi me humor. “Te goli, ishte një devijim dhe një distancë shumë e afërt, janë gjëra që ndodhin. Do ta kem parasysh në ndeshjen tjetër”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"