Koliçi: Me penalltinë e pritur shleva dy golat e pësuar. Sekreti i rezultateve? Ilir Daja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 19:35

Koliçi: Me penalltinë e pritur shleva dy golat e pësuar. Sekreti i rezultateve? Ilir Daja

Portieri i Skënderbeut Enea Koliçi e konsideroi pritjen e penalltisë së  mesfushorit të Teutës Sherif Kallaku si shlyerje për dy golat e pësuar nga durrsakët.

bandicam 2020-02-22 19-28-33-806

Pas fitores 3-2 ndaj “djemve të detit”, Koliçi shtoi se arsyeja e paraqitjes jo të mirë të bardhekuqve në dy fazat e para të sezonit ka qenë koha e shkurtër e përgatitjes së skuadrës për sezonin 2019-2020. Për çelësin e transformimit të Skënderbeut në 2020, Koliçi theksoi se arsyeja është trajneri i skuadrës korçare Ilir Daja, të cilin e konsideron një nga më të mirët në kampionatin shqiptar.

“Shpëtoi Skënderbeun duke pritur penalltinë – Normale që nidhem shumë i lumtur. Normale, vëmendja ishte te penalltia në fund. Me atë pritje shleva dy golat e pësuar.

Sekreti i përmirësimit të Skënderbeut– E dinë të gjithë. Daja është një nga trajnerët më të mirë në Superligë. Normale që meritat i shkojnë atij. Në dy fazat e para, nuk kemi patur kohë të përshtatemi me lojtarët e rinj. Kishim nevojë për kohë”, përfundoi Koliçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"