Koliçi: Jam i kënaqur që rinovova, dua të fitoj çdo trofe të mundshëm me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 15:32

Koliçi: Jam i kënaqur që rinovova, dua të fitoj çdo trofe të mundshëm me Kukësin

Enea Koliçi ka hedhur sot zyrtarisht firmën në kontratën e re me klubin e Kukësit. Pavarësisht përplasjeve të ditëve të fundit, palët më në fund gjetën gjuhën e përbashkët mes tyre dhe vendosën ta zgjatin bashkëpunimin edhe në sezonin e ardhshëm.

kolici

“Jam shumë i kënaqur që rinovova me Kukësin. Më vjen mirë që gjeta gjuhën e përbashkët me klubin dhe presidentin Safet Gjici. Do të bëj maksimumin për klubin dhe do të punoj fort për plotësimin e objektivave të tjera. Dua që të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm për këtë sezon.

Nuk kam biseduar ende me trajnerin Mlladen Milinkoviç, por me Luftëtarin ka bërë mjaft mirë dhe jam i sigurt se edhe me ekipin e Kukësit do të bëjë  po aq mirë. I kam ndjekur zhvillimet në skuadër dhe mendoj se janë bërë disa afrime mjaft të mira”, u shpreh Koliçi në një prononcim për faqen zyrtare të klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"