Koliçi i mohoi barazimin Teutës, Martini: Pata frikë, e ndjeva se do ta humbisnim penalltinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 19:21

Koliçi i mohoi barazimin Teutës, Martini: Pata frikë, e ndjeva se do ta humbisnim penalltinë

Trajneri i Teutës Edi Martini u shfaq i dëshpëruar pas humbjes 3-2 ndaj Skënderbeut, takimi i cili mund të kishte përfunduar 3-3 nëse futbollisti i durrsakëve Sherif Kallaku do të shënonte.

bandicam 2020-02-22 19-11-28-984

Për “Supersport”, tekniku shkodran rrëfeu se në momentin kur “djemtë e detit” fituan penallti, ndjeu frikën se do të gabohej. Martini shtoi se ndihet i shqetësuar për mënryën se si skuadra pësoi 3 gola.

“Humbja – Kështu e ka futbolli. Jam i shqetësuar për mënyrën si pësuam golat. Duke patur parasysh që kishim 3 mungesa (Arapi, Aleksi dhe Vila). E meritonim barazimin.

Sulmuesit në formë jo të mirë –Gomes është lojtar që vrapon shumë, Hebaj ende nuk ka marrë minutat e duhura. Ka qenë 3-4 ditë pushim dhe ka 3 ditë që stërvitet. Shënuam dy gola, mund të shënonim dhe të tretin. Duhej ta merrnim barazimin.

Penalltia e Kallakut – Ekipi bëri lojë të mirë me gjithë mungesat. U dënuam shumë edhe nga cilësitë që ka Skënderbeu. S’ma ka ndjerë zemra mirë, isha i tremmbur kur morëm penalltinë, si me telepati. Thashë, kemi bërë ndeshje shumë mirë jashtë edhe me Tiranën dhe me Skënderbeun. Na duheshin pikët, s’ka rëndësi loja.

Aleksi mungesa – Ka udhëtuar me ekipin. Shpresonim të ishte me ne, por sot në mëngjes kishte temperaturën 39 dhe nuk mund ta aktivizonim”, përfundoi Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"