Koliçi është për lapidar, por gafa e Serran i heq Kukësit nga duart rezultatin historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2017 | 20:48

Koliçi është për lapidar, por gafa e Serran i heq Kukësit nga duart rezultatin historik

Një gafë e blerjes më të bujshme të Kukësit, mbrojtësit spanjoll Serran, u ka hequr nga duart kampionëve të Shqipërisë një rezultat të bujshëm në Moldavi ndaj Tiraspol.

serran

Skuadra shqiptare, në debutimin e saj në Ligën e Kampioneve, po i rezistonte sulmeve të skuadrës moldave, e cila provoi në të gjitha mënyrat të shënonte në portën e Koliçit. Ky i fundit dhuroi një nga ndeshjet më të mira të karrierës së tij, duke pritur çdo gjuajtje që vinte drejt katërkëndorit të kampiones së Superiores.

Por Serran gaboi gjithçka kur mbeteshin pak minuta para fundit të ndeshjes, duke prekur topin me dorë në zonë dhe duke shkaktuar penallti. Badibanga realizoi nga pika e bardhë, duke mposhtur Koliçin i cili më pas vazhdoi të dhuronte të shkëlqyera deri në fund të takimit.

kolici

Humbja minimale 1-0 gjithsesi mund të cilësohet si pozitive për ekipin e Kukësit, që do të provojë në javën e ardhshme në Shqipëri të kthejë duelin në favorin e tij, duke synuar një kualifikim që do të ishte padyshim historik në sezonin e debutimit në këtë turne.

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Vërshëllima e Nikolaides mbyll ndeshjen në Tiraspol me fitoren minimale të Sherif.

90’+1’ Karioka lëshon një gjuajtje me të djathtën drejt portës kundërshtare, por gardiani I Sherif është në pozicion dhe pret pa probleme.

90’ Jepen katër minuta shtesë në këtë duel.

87’ Koliçi bën mrekullinë e radhës ndaj gjuajtjes së Bajala, duke pritur gjuajtjen tokazi të sulmuesit kundërshtar.

84’ Kukësi i afrohet golit të barazimit me një gjuajtje të Naser i cili shfaqet në krahun e djathtë të sulmit pas një kundërzbritjeje të shpejtë të skuadrës shqiptare. Por gjuajtja e tij është për t’u harruar pasi nuk gjen kuadratin e portës moldave.

83′ Gjoka ndryshon rreshtimin e ekipit të tij, duke hedhur në fushë Eminin, i cili rreshtohet përkrah Pejiç.

79’ Badibanga gjuan nga pika e bardhë dhe kalon në avantazh Sherif Tiraspol. 1-0

77’ Gafë e pabesueshme e Serran. Mbrojtësi spanjoll prek në mënyrë amatoriale me dorë topin në zonë, duke shkaktuar penallti.

75’ Nëse Kukësi ka arritur të ruajë portën e paprekur në këtë ndeshje, merita kryesore është padyshim e Enea Koliçit. Portieri bllokon brenda dy minutash goditjet nga afër të Posmac dhe Sushiç, duke mbajtur në garë skuadrën e tij.

66’ Gjoka bën lëvizjen e parë. Në fushë izraeliti Naser, në vend të Zeqirit.

65’ Shameti zgjidh një situatë të vështirë para portës, duke larguar topin para se Bajal të gjuante drejt katërkëndorit.

63’ Vazhdon dueli mes Brezovec dhe Koliçit. Këtë radhë, portieri shqiptar ndalon me saktësi gjuajtjen e fortë të mesfushorit kroat.

62’ Brezovec ekzekuton një tjetër goditje dënimi nga 25 metra, këtë radhë duke zgjedhur të harkojë në zonë për Anton. Gjuajtja e këtij të fundit me kokë është plotësisht e gabuar dhe sfera përfundon jashtë.

60’ Pjesa e dytë sheh Sherif në kontroll të plotë të manovrës dhe Kukësin të tërhequr. Por moldavët kanë më pak hapësira sesa në pjesën e parë për të rrezikuar portën e Koliçit, i cili deri tani ka qenë i pakalueshëm.

52’ Goditje dënimi për Kukësin. Lena harkon në zonë duke gjetur Shametin, por ky i fundit nuk ka saktësinë për të dërguar topin në katërkëndorin e vendasve.

48’ I jashtëzakonshëm përsëri Koliçi. Mugosha shfaqet para portierit të verilindorëve i cili grushton me një refleks të shkëlqyer gjuajtjen e malazezit.

46′ Rifillon ndeshja, pa ndryshime në radhët e të dy skuadrave.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë, me Kukësin që realizon me sukses  gjysmën e punës në këtë transfertë.

39’ Tjetër shtyllë e goditur nga Sherif. Brezovec mbetet personi më i rrezikshëm për portën e Kukësit me goditjet nga distanca, sidomos ato të dënimit. Mesfushori gjuan nga rreth 25 metra dhe vetëm shtylla në të majtën e Koliçit shpëton Kukësin nga pësimi i golit të parë.

36’ Vazhdojnë tentativat nga distanca të skuadrës moldave. Këtë radhë është Brezovec me një goditje dënimi nga 30 metra, por Koliçi grushton me saktësi duke larguar rrezikun nga katërkëndori i tij.

29’ Shpëton porta e Kukësit. Pas një goditje nga këndi, Posmac gjendet i lirë në zonë dhe gjuan me forcë, por topi përplaset në traversë. Bajala nuk përfiton nga fakti që topi iu kthye në këmbë, duke e dërguar sferën mbi traversë edhe pse i vetëm para Koliçit.

28’ Mugosha provon me një tjetër gjuajtje të zgjuar nga jashtë zonës, por Koliçi është i pakalueshëm, dujke devijuar jashtë gjuajtjen e malazezit.

27’ Elton Kale kishte të gjitha mundësitë të kalonte Kukësin në avantazh, por shpërdoron duke gjuajtur shumë lehtë para portierit kundërshtar, edhe pse i vetëm në qendër të zonës.

18’ Një harkim nga e djathta krijon shqetësimin e radhës para portës së Kukësit, ku Jardan ka mundësinë të kërcejë dhe të gjuajë më kokë, por duke dërguar topin mbi traversë.

14’ Koliçi vazhdon të ndalojë çdo gjuajtje drejt portës së tij, këtë radhë është Brezovec i cili provon me një diagonale të shpejtë, të devijuar jashtë kuadratit nga portieri.

12’ Mugosha provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, Koliçi përgjigjet me një grushtim spektakolar.

9’ Brenda një minute Pejiç shpërdoron dy mundësi ët mira shënimi. Te e para, nuk arrin të gjuajë në portë edhe pse në pozicion mjaft të favorshëm para katërkëndorit kundërshtar. Ndërsa te e dyta, pasi rifitoi topin në të djathtë, u bllokua nga portieri Mikuliç që priti goditjen e tij.

7’ Kukësi shfaq shumë vështirësi në mbulimin e kundërshtarëve para zonës së rreptësisë. Racu lihet i lirë të gjuajë drejt portës, por nuk arrin të gjejë kuadratin, me sferën që përfundon jashtë.

4’ Tjetër sulm i rrezikshëm i Sherif. Topi harkohet nga e djathta për Bajala i cili gjuan me kokë, por Koliçi është i vëmendshëm dhe pret topin në pozicion qendror.

3’ Vjen rreziku i parë për katërkëndorin e Koliçit. Brezovec harrohet i vetëm në hyrje të zonës dhe gjuan me forcë, por fatmirësisht pa gjetur kuadratin, me topin që përfundon mbi traversë.

1’ Sherif luan topin e parë nga qendra por Kukësi fiton menjëherë një faull në mesfushë.

asdasdasdsadasd

Sherif-Kukësi 1-0
79′ Badibanga

Sherif: Mikuliç, Racu, Sushiç, Posmac, Jardan (69′ Badibanga), De Noijer (90’+3′ Bordian), Leite, Anton, Brezovec, Mugosha (83′ Damashkan), Bajala.

Trajner: R. Bordin

Kukësi: Koliçi, Shameti, Serran, Hallaçi, Rrumbullaku, Musolla, Lena, Zeqiri (66′ Naser), Guri (83′ Emini), Kale (89′ Karioka), Pejiç.

Trajner: E. Gjoka

KV: Sushiç, Anton, Badibanga / Serran

Gjyqtar: Hristos Nikolaides (Qipro)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"