Koliçi: Duhet të vazhdojmë me kokë lartë, ja kush gaboi te goli i Telushit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 21, 2018 | 22:17

Koliçi: Duhet të vazhdojmë me kokë lartë, ja kush gaboi te goli i Telushit

Portieri i Flamurtarit, Enea Koliçi foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes ku kërkoi që skuadra duhet të vazhdojë me kokën lartë dhe të rikuperojë pikët e humbura.

bandicam 2018-09-21 22-14-26-998

Çfarë ndodh me Flamurtarin? Një tjetër humbje brendës pak ditësh. Skuadra nuk shfaq atë që pritet…. 

Si në ndeshjen me Skënderbeun ashtu edhe me Partizanin, ajo që na shqetëson është finalizimi. Gjithashtu pësojmë gola shumë lehtë. Duhet patjetër që këtë gjë ta rregullojmë sa më shpejt. Gjithë çunat janë të mërzitur, por duhet të vazhdojmë me kokën lartë dhe t’i rikuperojmë këtë pikë. Nëse dorëzohem tani atëherë s’është mirë. Është javë e 4-t janë gjithë ato pikë në lojë. Duhet morali të jetë sa më i lartë, t’i rikuperojmë këto pikë, s’ka mbaruar asgjë.

Goli i Telushit? Po e diskutoja me Pollozhanin i thashë që ka kërcyer në krah jo drejtë, kjo ndikon. Gjithsesi ka qenë goditje e mirë, meritë ka edhe Telushi.






www.minuta90.com