Kolibali pret federimin, dyndje ish-ësh. Ja pikantet e sfidës Teuta-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 20:31

Kolibali pret federimin, dyndje ish-ësh. Ja pikantet e sfidës Teuta-Laçi

Ndeshja e parë për këtë vit në stadiumin “Niko Dovana” nuk solli më tepër se 1 mijë shikues. Tifogrupi “Djemtë e Detit” mbështeti fuqishëm skuadrën, por u zhgënjye në fund. Edhe Laçi nuk ishte vetëm dje në Durrës, pasi të pranishëm ishte një numër i vogël tifozësh kurbinas, që në momente të veçanta e përkrahën ekipin. “Panorama Sport” ju sjell edhe momentet më pikante nga ndeshja e djeshme në Durrës.

ddddd

* Tifozët durrsakë ishin shumë kuriozë për të parë dje sulmuesin gjigand 2 metra të gjatë, Idelino Gomes Kolibali, por debutimi i tij me “djemtë e detit” u shty. Lojtari mësohet se ende nuk është federuar dhe pret një konfirmim në sistemin ndërkombëtar të transferimeve. Pritet që ai të jetë i gatshëm në ndeshjen e radhës me Bylisin.

* Në orën 15:30 të parët që shkelën tapetin e stadiumit “Niko Dovana” ishin lojtarët e Teutës. Pak minuta më vonë nuk munguan edhe kurbinasit.

* Të pranishëm në stadium ishin dje si kurrë më parë shumë ishlojtarë të njohur të Teutës ndër vite, por kjo nuk i solli fat ekipit durrsak. Emra si Haxhi Ballgjini, Mikel Furxhi, Xhevahir Kapllani, Bledar Mancaku, Orges Shehi, Oert Kote, Edlir Tetova dhe Markelian Xhai ndoqën afër njëri-tjetrit këtë takim, por nuk arritën të gëzonin.

* Trajneri Martini e këshilloi disa herë Aleksin gjatë ndeshjes. “Albano, luaje shpejt topin”. Gjithashtu, në momentin që u fut Arapi në fushë, u dëgjua të thoshte: “Arap, Arap, merre ti topin”. Ndërsa Cungu shpesh këshillonte Grecën të qëndronte më afër portës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"