Kolela me dilema, si pritet të rreshtohet Partizani sonte në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 14:37

Kolela me dilema, si pritet të rreshtohet Partizani sonte në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës

Gjendja fizike e lojtarëve që vijnë nga dëmtimet është shqetësimi më i madh i trajnerit Kolela përpara derbit të nesërm ndaj Tiranës.

PARTIZANI 1

Pavarësisht se pjesa më e madhe e lojtarëve të dëmtuar janë kthyer dhe po stërviten me ekipin, ata nuk janë në formën e duhur. Këtë e pamë me Hotin dhe Da Silvan, të cilët ndaj Orikut nuk mundën të bënin diferencën.

Gjithsesi, me siguri njëri prej tyre pritet në 11-she.

MBROJTJA – Dyshimi i vetëm në defensivë është Paulo Buxhelaj. Mbrojtësi i majtë ka vuajtur një kontraktim muskulor gjatë javës dhe deri dje ka pasur shqetësime minimale, që nuk e kanë lejuar të stërvitet normalisht.

Djaloshi pritet të luajë në derbi, por me shumë mundësi nga minuta e parë do ta nisë Atanasoski, i cili gëzon formë më të mirë fizike.

Ndaj Orikut, Buxhelaj nuk qe grumbulluar fare. Ndërkohë, në portë pritet Rexhepi, teksa Sota dhe Bitri janë të sigurt në qendër të difensivës. Në të djathtë do të jetë i vendosur Hadroj.

MESFUSHA – Matondo fatmirësisht është kthyer nga Kongo, ku u grumbullua me kombëtaren e tij dhe është gati për këtë ndeshje.

22-vjeçari pritet të luajë në qendër të mesfushës, teksa në krahë të tij me shumë mundësi do të luajnë Rrapaj dhe Murataj, titullarë fiks me Kolelën në stol.

Dilema është para tyre, ku Hoti dhe Da Silva nuk janë në gjendje optimale fizike.

Trajneri Kolela do t’i aktivizonte të dy në rast se do t’i kishte në formë të mirë fizike, por nuk pritet të ndodhë kështu.

Vetëm njëri mes Hotit dhe Da Silvës pritet të luajë para tre mesfushorëve.

Duke u nisur nga fakti që dardani nuk luan prej thuajse një muaji, Da Silva shihet më me prioritet, megjithëse edhe braziliani nuk ka luajtur që nga ndeshja me Erzenin për shkak të problemeve muskulore.

E sigurt është se Hoti ka më shumë “uri” për të bërë mirë, pasi kërkon t’i japë mesazh Tiranës, që nuk besuan tek ai dhe e larguan.

SULMI – Fatmirësisht Tedi Cara është rikuperuar tërësisht nga dëmtimi i pësuar në fytyrë nga incidenti në ndeshjen me Kukësin dhe do të luajë nga e minuta e parë nesër. Ndërkohë, vetëm një çudi e madhe do ta nxirrte Skukën nga 11-shja.

PAR (1)

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"