Kolela “driblon” Tiranën: Tani mendoj për Kastriotin, për ta mendoj kur të vijë derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 18:03

Kolela “driblon” Tiranën: Tani mendoj për Kastriotin, për ta mendoj kur të vijë derbi

Trajnerin e Partizanit, Xhovani Kolela, me siguroi e ka kënaqur barazimi i Tiranës ndaj Bylisit, që i mundëson të arrijë në krye bardheblutë në rast fitoreje ndaj Kastrioti. Por tekniku i të kuqve ka theksuar në konferencën e sotme për shtyp se nuk mendonte për momentin rreth këtij dueli, por për të kaluar një skuadër të vështirë si Kastrioti.

kolela

“Sigurisht që nuk jemi të lumtur pas atij eliminimi nga Kupa, por jemi të sigurt që kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe shpresojmë të bëjmë një ndeshje akoma më të mirë ndaj Kastriotit.

Kanë kaluar katër muaj tashmë, gjatë kësaj periudhe ndryshojnë shumë gjëra, si për ne edhe për ata. Çdo ndeshje ka historinë e saj. Shikoni diferencën e dy përballjeve tona në kupë ndaj Vllaznisë, paraqitjen në Shkodër dhe atë në ndeshjen e kthimit në vetëm harkun e 15 ditëve. Imagjinoni distancën prej 4 muajsh. Për më tepër kur tashmë po i drejtohemi fundit të kampionatit pikët janë më të rëndësishme si për ne edhe për Kastriotin.

Kemi me probleme Telushin dhe Maget, por të dy këta lojtarë nuk ishin në dispozicion edhe në ndeshjen e Kupës ndaj Vllaznisë. Pjesa tjetër janë të gjithë në dispozicion.

Kastrioti është një kundërshtar shumë i vështirë dhe tani që lufton për mbijetesë është akoma edhe më i vështirë.

Gara në distancë me Tiranën? Unë duhet të mendoj për Kastriotin dhe jo për Tiranën. për të do të mendoj kur të luajmë derbin”, tha Kolela para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"