Kolarov debuton duke i shënuar gol nga faulli Berishës, Roma mposht Atalantën (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 20:00

Kolarov debuton duke i shënuar gol nga faulli Berishës, Roma mposht Atalantën (VIDEO)

Roma e ka filluar me tre pikë në një transfertë mjaft të vështirë sezonin e ri në Serinë A. Verdhekuqtë e kryeqytetit italian kanë mposhtur Atalantën me rezultatin 0-1 duke dhënë sinjalin e parë se nuk e kanë humbur forcën e sezoneve të fundit, pavarësisht shitjeve të shumta në merkato.

xheko berisha

Golin e vetëm të takimit e shënoi mbrojtësi serb Aleksandër Kolarov i cili debutoi me fanellën e Romës duke mposhtur portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, me një ekzekutim mjaft të zgjuar të një goditjeje dënimi në minutën e 31-të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"