Kolapsi te Luftëtari, sportdashësit bluzinj dalin në protestë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 19:50

Kolapsi te Luftëtari, sportdashësit bluzinj dalin në protestë

Mesditën e djeshme, në sheshin “18 Shtatori” të Gjirokastrës, një grup sportdashësish bluzinj, edhe pse në një numër të paktë, protestuan për situatën e nderë që po kalon Luftëtari. Më shumë se 20-30 tifozë gjirokastritë njëzëri u shprehën se Luftëtari s’e meriton këtë nëpërkëmbje dhe këtë neglizhencë totale.

LUFTETARI

Një sahat e më parë, sipas protestuesve, bashkia duhet të zgjidhë situatën, që qëllim përfaqësimin e bluzinjve në garë. Mes të pranishmëve ishte edhe gazetari Gëzim Beqiri, i cili për “Panorama Sport” tha:

“Situata ku ndodhet Luftëtari aktualisht, për mendimin tim, ka qenë e paramenduar që në momentin që futbollistët nga ekipet e moshave mbaronin ciklin dhe nuk pranoheshin të stërviteshin me futbollistët e tjerë. Ishte e paramenduar që futbolli të përfundonte si basketbolli. Bashkia duhet të trajtojë futbollin me prioritet, që Gjirokastra mos të ngelet pa futboll.

Po t’i heqësh edhe futbollin, ky qytet është thuajse i vdekur dhe do të ngelej një fshat i madh. Duam Luftëtarin, duam ekipin në garë, ekipi është i Gjirokastrës”. Për më shumë se 20 minuta protestuesit “pushtuan” sheshin e lagjes “18 Shtatori”. Gjirokastritët kanë vështirësi të madhe, pasi nuk kanë as ekipin e të rinjve që të përfaqësohen në garë.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"