Kolapsi te Flamurtari, afrimet ikin pa ardhur… mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 11:26

Kolapsi te Flamurtari, afrimet ikin pa ardhur… mirë

Nuk kanë fund problemet te Flamurtari, ku sikur të mos mjaftonte gjendja e keqe e skuadrës, vlonjatët duhet të përballen edhe me një bllokim të merkatos.Taivo

Në ekip janë afruar disa lojtarë, por e kanë të pamundur të aktivizohen me klubin, kjo për shkak se FIFA nuk e zhbllokon merkaton e kuqezinjve. Një nga të afruarit ishte edhe ish-mbrojtësi i Milanit, Taje Tajvo.

Ku i fundit mbërriti para pak ditësh në Vlorë, ku edhe zhvilloi edhe 3 ditë stërvitje. Megjithatë pasi pa situatën te Flamurtari, mbrojtësi ka vendosur të largohet, për të vazhduar karrierën në një klub tjetër.

 

Bruno Lipi dhe Taje Taivo

Bruno Lipi dhe Taje Taivo

Pavarësisht se nigeriani u stërvit me klubin kuqezi, ai nuk u prezantua kjo edhe për shkak se merkatoja është e bllokuar. Në pritje janë edhe emra të tjerë si Bruno Lipi, Uelder Kosta, Flosard Malçi dhe Indio Oliveira, të cilët do presin edhe pak ditë dhe më pas me shumë mundësi do të largohen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"