Kolaps me stadiumet/ Kamza, shtëpia e pritjes së Laçit kundër Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 19:06

Kolaps me stadiumet/ Kamza, shtëpia e pritjes së Laçit kundër Kukësit

Kategoria Superiore po kalon një ngërç të konsiderueshëm sa i përket fushave, pasi gjysma e skuadrave për momentin nuk kanë stadiume në dispozicion për të pritur kundërshtarët. Disa ekipe e vuajnë prej vitesh këtë gjë, por së fundmi i është shtuar edhe Laçi, i cili ka ndërhyrë në tapetin e fushës duke rimbjellë barin.

Kamza

Prej ditësh kishte dilema se ku dhe kur do të luhej sfida Laçi-Kukësi, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit. Pas shumë përllogaritjesh dhe bisedimesh është vendosur që ky takim të luhet të hënën, ora 13:45 në stadiumin e Kamzës, që prej dy sezonesh e përdor Kastrioti si shtëpi pritëse.

Edhe krutanët luajnë në shtëpi këtë javë, ku është vendosur që ata të luajnë nesër ndaj Tiranës, ndërsa 48 orë më vonë në këtë fushë kurbinasit do të presin verilindorët. Shpresohet që terreni të rezistojë, në mënyrë që të mos bëhet faktor për të besuarit e trajnerit Dejan Vukiçevic, pasi Laçi ende mbetet në pritje të fitores së parë sezonale, si në kampionat dhe Kupë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"