KOKSH-i zgjedh sekretarin e ri të përgjithshëm, kapiteni i Shqipërisë zëvendëson Stavri Bellon që mbante postin prej 25 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 16:46

KOKSH-i zgjedh sekretarin e ri të përgjithshëm, kapiteni i Shqipërisë zëvendëson Stavri Bellon që mbante postin prej 25 vitesh

Basketbollisti i i njohur shqiptar dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Gerti Shima është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

shima

Shima u vu në krye të këtij posti pas propozimi të presidentit të KOKSH-it, Fidel Ylli i cili mori dhe  miratimin e komitetit ekzekutiv. Shima njihet si një prej basketbollistëve më të mirë të vendit me karrierë të gjatë në disa ekipe shqiptare dhe në atë kombëtar.

fidel ylli shima

35-vjeçari zëvendëson në këtë post Stavri Bellon i cili mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm prej 25 vitesh. Lajmi u bë zyrtar nga vetë faqja e KOKSH-it në ‘’Facebook’’.

Postimi i KOKSH-it

Gerti Shima emerohet Sekretar i Përgjithshem i KOKSH
Komiteti Ekzekutiv i KOKSH ka miratuar propozimin e Presidentit FidelYlli per te emeruar z.Gerti Shima si Sekretar i Pergjithshem i KOKSH.
Ai mori sot zyrtarisht detyren si Sekretar i Pergjithshem ndersa u prezantua me anetaret e tjere te stafit te KOKSH.
Shima ka nje karriere te gjate si basketbollist ne disa ekipe brenda dhe jashte vendit, kapiten i ekipit Tirana si dhe anetar i ekipit kombetar prej disa vitesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"