KOKSH-i pret delegacionin që shkroi historinë në Beograd, Alban Beqiri: Krenari për mua, me pak mbështetje mund të arrijmë gjëra të mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2021 | 20:09

KOKSH-i pret delegacionin që shkroi historinë në Beograd, Alban Beqiri: Krenari për mua, me pak mbështetje mund të arrijmë gjëra të mëdha

Ditën e sotme, presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli priti në zyrën e federatës medalistin e Botërorit të boksit, Alban Beqirin, si dhe kampionin e Ballkanit Denis Nurja së bashku me Ariol Zeneli, medalistin e bronzte në Kampionatin Europian të moshave të U18.

medalistet

Në takim morën pjesë dhe sekretari i përgjithshëm i KOKSH-it, Gerti Shima, trajneri Sead Bushi, Renato Kurti dhe Gëzim Zeneli, si dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli. Në prononcimin për mediat pas ceremonisë, boksieri Alban Beqiri shprehu dhe emocionet e tij pasi siguroi medaljen e bronzte.

takimi

‘’Ndihem shumë krenar pasi ishte emocion shumë i madh për mua të ngre flamurin shqiptar në mes të Beogradit. Ishte një arritje historike dhe shpresoj që dhe të tjerë boksierë si unë të kenë të njëjtin sukses. Me pak mbështetje dhe suport mund të kemi arritje më të mëdha në boks”.

cunat

Postimi i KOKSH-it

Presidenti Fidel Ylli ka pritur sot ne zyrat e KOKSH sportistet kampion te boksit qe nderuan flamurin kuq e zi ne arenën ndërkombëtare.
Alban Beqiri, Denis Nurja dhe Ariol Zeneli ishin kryefjala e këtij takimi ne saj te rezultateve historike dhe medaljeve qe rrëmbyen përkatësisht:
Alban Beqiri – Medalist i Bronzte ne Kampionatin Boteror te Boksit
Denis Nurja – Kampion Ballkani
Ariol Zeneli – Medalist i Bronzte ne Kampionatin Europian te moshave U18
Sportistet shoqëroheshin nga trajnerët e tyre Sead Bushati, Renato Kurti dhe Gezim Zeneli, ndërsa ne takim ishte edhe Presidenti i Federatës Shqiptare te Boksit Z. Florend Kalivopulli dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z. Gerti Shima.
Fokusi i këtij takimi ishte mbështetja e këtyre sportisteve ne te ardhmen me ane te projekteve te përbashkëta me FSHBo, për të rritur dhe zhvilluar me tej cilësinë sportive.
Sportistet u shprehen te motivuar për te vijuar me tej ndërsa kërkuan me shume mbështetje ne gara te ndryshme kualifikuese.
Presidenti i KOKSH u ndau sportisteve Certifikata Vleresimi per arritjet sportive si dhe një uniforme sportive, ndërsa theksoi se mbështetja e KOKSH do te intensifikohet me tej ndaj i ftoi te përgatisin një plan te mirëfillte trajnimi për t’i mbështetur financiarisht ne rrugën e gjate te karrierës se tyre ne sport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"