KOINCIDENCA/ Starti i Dinamos me Kastriotin, si në sezonin e titullit të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 17:23

KOINCIDENCA/ Starti i Dinamos me Kastriotin, si në sezonin e titullit të fundit

Dinamo e nis kampionatin në fushën e Kastriotit, njësoj si në sezonin 2009-2010, kur blutë kanë fitur titullin e fundit kampion në Superiore, të 18-in.

bledi shkembi

Në atë kohë blutë fitonin me rezultatin 1-3 ndaj krutanëve dhe në fund të kampionatit festonin me trofeun e kampionit. Një koincidencë e bukur, që mund të jetë edhe një ogur i mirë për skuadrën e trajnerit Bledi Shkëmbi për një nisje të mbarë.

Në atë kohë blutë kishin një skuadër vërtet të frikshme, që nuk diskutonte asnjë kundërshtar, por edhe këtë sezon e nisin me pretendimet për të qenë së paku mes atyre që do të luajnë në Kupat e Europës.

Kryeqytetasit rikthehen në elitë pas gati 10 vitesh vuajtje në futbollin inferior dhe janë munduar të organizohen sa më mirë për të zënë vendin që i takon skuadrës së dytë më të titulluar në vend.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"