Koincidenca/ Ilir Dajën e ndjekin problemet në 3 klubet e fundit që ka drejtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 23:28

Koincidenca/ Ilir Dajën e ndjekin problemet në 3 klubet e fundit që ka drejtuar

Ilir Daja është trajneri i ri i Partizanit. Drejtori i përgjithshëm i të kuqve, Olsi Rama, në prezantimin e trajnerit të ri e pranoi se me Ilir Dajën shpresojnë që të zgjidhin problemet që ka pasur klubi në edicionin e fundit. 53-vjeçari duket se është i lidhur me klubet me probleme, pasi në tri sezonet e fundit ai ka drejtuar skuadra të tilla.

ilir dajaaa

Para dy edicionesh ishte në krye të Flamurtarit, ku problemet financiare të vlonjatëve bënë që Daja të mos arrinte synimet e tija. Gjithsesi, falë punës së tij, trajneri kryeqytetas arriti që të lërë mënjanë vështirësitë duke bërë që Flamurtari të zhvillonte një sezon dinjitoz.

Pas largimit nga Flamurtari, Daja mori drejtimin e Skënderbeut, një klub që dihet që është i dënuar prej kohësh nga UEFA, por korçarët kishin shpresën se gjatë edicionit do të merrnin një përgjigje pozitive nga Gjykata Federale e Zvicrës. Përpos vështirësive dhe dënimit mbi shpinë, trajneri Daja arriti të bëjë një edicion mbresëlënës me bardhekuqtë. Vonesa e përgjigjes nga Gjykata Federale e detyruan Dajën të nisë një aventurë të re, që për koincidencë është sërish një klub me probleme, pasi Partizanit iu bllokua merkatoja për 2 sesione nga FIFA. Teknikut kryeqytetas i duhet të vazhdojë me  “Planin B”, pasi “Plani A”, u fik nga FIFA.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Partizani konfirmon lajmin për bllokimin e merkatos: Jemi të zhgënjyer, ja çfarë do të synojmë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"