Koincidenca/ Dritat dhe Teuta kthehen në makth për Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2017 | 12:09

Koincidenca/ Dritat dhe Teuta kthehen në makth për Vllazninë

Teuta si kundërshtar dhe për më tepër zhvillimi i takimeve me drita janë kthyer në një makth për Vllazninë ndër vite. Rastësia është e çuditshme, edhe për faktin se shpesh kalendari i kampionatit ka vënë përballë Vllazninë dhe Teutën në javët e para.

vllaznia teuta

Plot 14 vite më parë, pikërisht në inaugurimin e sistemit të ndriçimit të stadiumit, pat qenë Teuta që e mposhti në shtëpi Vllazninë.

Madje, autori i golit të durrsakëve ishte trajneri aktual i Vllaznisë, Armando Cungu, që në vitin 2003 bënte pjesë te Teuta. Me sa duket, Teuta dhe zhvillimi i ndeshjeve me drita nuk është me fat për kuqeblutë, sidomos në start.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"