Kohë të errëta për Kukësin, 2023-shi është plot me sfida

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2023 | 20:26

Kohë të errëta për Kukësin, 2023-shi është plot me sfida

Viti kalendarik që sapo lamë pas ishte më i errëti në historinë e Kukësit. Në gjysmën e parë të 2022-shit verilindorët kishin së paku objektivin që të merrnin pjesë në Kupat e Europës, por në sajë të rezultateve të dobëta të koleksionuara, nuk e realizuan këtë objektiv.

Kukesi

Gjysma e dytë shkoi akoma më keq, sepse ekipi e mbylli vitin në vendin e parafundit me vetëm 15 pikë në po aq javë. Me pak fjalë, nëse kampionati do të mbyllej, blutë do të ishin të rënë nga kategoria, diçka që as nuk mendohej në fillim të sezonit, pasi bënë shumë ndërhyrje me shpresën se do të kthenin titullin kampion në shtëpi.

SFIDAT E 2023 – Ky vit nis me një sërë sfidash për verilindorët, të cilët shpresojnë t’i kalojnë me sukses. Së pari, ekipi duhet të sigurojë njëherë e mirë mbijetesën dhe më pas të shpresojë të mos mbetet jashtë Europës. Për të parën i kanë plotësisht të gjitha mundësitë, sepse rivalët nuk janë shkëputur, ndërsa për Europën nëpërmjet kampionatit është një sipërmarrjemë e vështirë.

Për aq kohë saskuadra do të jetë në vendet efundit, hijet e mbijetesës do tëvijojnë të jenë prezente këtë sezon. Së dyti, Kukësi duhet t’i rikthejë kënaqësinë tifozëve në shtëpinë e vet dhe të mos përsërisëkëto javë të luajtura deri mëtani, ku “Kukës Arena” ka qenënjë tabu. Një shenjë pozitive udha në ndeshjen e fundit të vitit,ku edhe mundën Laçin, dukedhënë sinjale se blutë i kanëkaluar emocionet e shtëpisë. Sëtreti, e cila shihet edhe si sfidamë e vështirë, është rikthimi iasaj skuadre kompetitive që tëgjithë njohin, duke bindur nëlojë dhe rezultate.

Duket njëmision i vështirë për këtë pjesëtë mbetur të sezonit, por përkëtë arsye do të bëhet edhemerkatoja. Drejtuesit kanë vepruar me “dorë të hekurt” përtë larguar futbollistët deri mëtani, për shkak se kanë ndërmend të afrojnë të tjerë, nëmënyrë që skuadra të rikthehetnë “shina”. Lajmi i mirë ështëse ndaj Bylisit, Hallaçi nuk kaasnjë mungesë. Ndërkohë, deriditën e ndeshjes mund të ketëedhe ndonjë afrim nga merkatoja.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"