Kohë rinovimesh te Tirana, konfirmohen 3 lojtarë të tjerë për sezonin e ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 18:22

Kohë rinovimesh te Tirana, konfirmohen 3 lojtarë të tjerë për sezonin e ardhshëm

Në fundjavë Tirana ka prezantuar dy rinovime të tjera. Dy lojtarët e boshtit të skuadrës që u shpall kampione, Gent Muça si dhe Idriz Batha, janë prezantuar nga klubi si firmat e reja për edicionin në vazhdim.

Muca Tirana

Mbrojtësi dhe mesfushori kanë rënë dakord me presidentin për të vazhduar qëndrimin e tyre me 25 herë kampionët edhe për sezonin e ri. Pjesë e Tiranës gjatë stërvitjeve në Pogradec, e kësisoj edhe në sezonin e ri, kanë qenë portieri Ilion Lika dhe mbrojtësit Kristi Vangjeli dhe Erjon Hoxhallari.

Treshja e titullarëve gjithashtu ka gjetur gjuhën e përbashkët për të pasur vazhdimësi me ekipin bardheblu nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo. Me këta të tre kompletohet edhe formacioni i kryeqytetasve, që konfirmohen ndërkohë që mbetet pezull vetëm situata e sulmuesit anglez, Majkëll Ngo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"