Kohë rinovimesh te Korabi, Dalipi dhe Skuka drejt vazhdimit të bashkëpunimit me dibranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 15:06

Kohë rinovimesh te Korabi, Dalipi dhe Skuka drejt vazhdimit të bashkëpunimit me dibranët

Korabi e mbylli sezonin në vend të 3-të, një pozicion komod, ndonëse pritshmëritë ishin më të mëdha. Aktualisht skuadra është pushim, ndërsa në klub kanë menduar për rinovimet. Portieri Jurgen Mehidri dhe futbollisti Armend Murrja kanë rinovuar, ndërkohë që ka shumë lojtarë që janë në kontratë, si: Birja, Çaço, Dida, Disha, Muça, Reçi, Topalli, Prendi, Xhebrahimi, Skuka, Gjongecaj, Raza, Farruku, Koçi.
106990348_3415956548471718_2394858155473085928_o
Gjithashtu, dibranët kanë firmosur edhe me dy të rinj të perspektivës, përkatësisht nga tri vite me organizatorin Renato Vezi dhe sulmuesin Alban Marku. Kapiteni Sokol Mziu ka dhe 1 vit opsion rinovimi, por edhe me të është thuajse e mbyllur marrëveshja, teksa pritet që shumë shpejt të firmosë. Sa i takon “xhevahirit” të kësaj skuadre, Xhulio Skukaj, i cili ka bërë një sezon të mirë me dibranët, në klub po punohet për shitjen e tij. Për sulmuesin i cili në 50 ndeshje ka realizuar 22 gola ka oferta nga Superiorja dhe jo vetëm. Korabi po shqyrton me kujdes këtë pjesë dhe në rast të një oferte bindëse, sulmuesi do të shitet. Në të kundërt do të jetë pjesë e skuadrës, pasi është një lojtar i dobishëm.
dALIPI
Klevis Dalipit i ka përfunduar kontrata me Korabin, por palët janë drejt një tjetër akordi dhe Dalipi pritet që të firmosë një kontratë të re që e lidh me dibranët. Ndërsa gjithashtu priten afrime cilësore në të gjitha repartet. Për sa i fazës përgatitore, Korabi do të nisë nga puna më 3 gusht.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"