“Koha për të arritur një tjetër finale”, Alegri: Do të ishte rezultat pozitiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 20:22

“Koha për të arritur një tjetër finale”, Alegri: Do të ishte rezultat pozitiv

Juventusi luan ndaj Seviljas mbrëmjen e nesërme ndeshjen e kthimit në Ligën e Europës. Pas barazimit 1-1 në Torino, bardhezinjtë kërkojnë finalen dhe diçka të tillë e thotë vetë Masimilano Alegri.

ALEGRIII

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, tekniku italian shprehet se Juventusi e meriton edhe një finale, ndërkohë që pjesëmarrjen e konsideron një rezultat pozitiv.

“Duhet të mendojmë për ato që ndodhin në fushë dhe e gjithë skuadra kërkon që të arrijë edhe një finale pasi djemtë e meritojnë. Nesër do të tregojmë personalitet dhe karakter. Nuk ishte një rrugë me shumë shkëlqim por të gjithë kemi punuar për këtë moment. E meritojmë të shkojmë edhe në një finale dhe do të ishte rezultat pozitiv”, u shpreh Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"