Koha për “pushime”, Alegri ul në stol Sheznin për sfidën e fundjavës. Vendin e tij e zë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 21:41

Koha për “pushime”, Alegri ul në stol Sheznin për sfidën e fundjavës. Vendin e tij e zë…

Juve arriti të merrte fitoren e parë në këtë sezon të Serisë A duke mundur 2-3 Specian. Pas javëve të para ku u akuzua për disa gafa të bëra  në fushë, Shezni ka bërë mirë në dy ndeshjet e fundit të bardhezinjve me Milanin dhe Specian.

shezni

Portieri polak ka fituar dhe një herë besimin e Alegrit i cili e shikonte me mëdyshje aktivizimin e tij në rolin e titullarit. Por, Alegri ka përgatitur një rotacion në portë për ndeshjen e fundjavës me Sampdorian, ku titullar do të aktivizohet Matia Perin dhe jo Shezni.

Ky do të jetë një pushim për polak që do të mundohet të lërë pas shfaqjet e errëta të javëve të para. Nga ana tjetër, Perin do të aktivizohet për herë të dytë si titullar me fanellën e Juves që pas transferimit të tij në Torino një vit e gjysmë më parë nga skuadra e Xhenoas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"