“Nuk bëj dot parashikime”, Sormani: Në Gjermani pati numër të frikshëm dëmtimesh, nëse rivalët janë stërvitur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 14:19

“Nuk bëj dot parashikime”, Sormani: Në Gjermani pati numër të frikshëm dëmtimesh, nëse rivalët janë stërvitur…

Partizani si të gjitha klubet e tjera shqiptare, ka filluar ditën e djeshme stërvitjen për tu përgatitur për rifillimin e kampionatit, i cili është planifikuar më 3 qershor.Sormani Partizani

Ditën e sotme, trajneri i të kuqve, Adolfo Sormani ka folur për mediat ku është shprehur se dëmtimet do të jenë problemi kryesor në këtë rifillim. Për objektivat tekniku italian tha se situata është e çuditshme dhe shumë e vështirë të bësh parashikime.

Rifillimi i kampionatit? Unë jam i mendimit se kjo është diçka që i takon qeverisë, nuk i takon institucioneve të futbollit. Nuk na takon ne që të zgjidhim. Kur të krijohen kushtet e duhura, atëherë kampionati duhet të rifillojë. Unë mund të shtoj se koha që kemi në dispozicion për t’u stërvitur është e vogël dhe ndeshjet do të luhen në temperatura të larta, pra do të shoqërohen me shumë dëmtime. Në Gjermani, që në javën e parë të rifillimit, pati një numër të dëmtuarish të frikshëm.

Objektivi? Situata është e çuditshme dhe është shumë e vështirë të bësh parashikime. Është si të parashikosh diçka që nuk e ke provuar, nuk e ke jetuar kurrë më parë. Mendoj se do të jetë çështje motivimi dhe vullneti.sORMANI

Forma e Partizanit dhe rivalët? Duhet të di se çfarë kanë bërë të tjerët. Për momentin, mund të flas vetëm për çfarë kemi bërë ne. Padyshim, nëse ndonjë skuadër ka pasur mundësi të stërvitet në kushte më normale, duke pasur edhe topin, atëherë do të ketë avantazh, të paktën do të ketë më pak dëmtime, kjo është e sigurt.

Rreziku nga koronavirusi? Këtë gjë duhet ta diskutoni me mjekun tonë, me stafin mjekësor. Nuk jam në gjendje të bëj një vlerësim dhe nuk është kompetenca ime që të flas për këtë. Mendoj se përderisa federata i ka dorëzuar një protokoll qeverisë dhe kjo e fundit ka dhënë leje, do të thotë se të gjithë mund të jenë të sigurt me këtë protokoll. Shpresoj, të paktën.”, u shpreh Sormani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"