Koeficientët/ Italia në Rusi, mund të bëheni milionerë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 23:05

Koeficientët/ Italia në Rusi, mund të bëheni milionerë…

Kualifikimi i Italisë për në Botëror nuk është thjesht një hipotezë. Mundësia që Peruja të skualifikohet për shkak se ndryshimet e ligjit do ta bëjnë federatën një organ të drejtuar nga qeveria janë të mëdha, edhe pse këta të fundit e mohojnë.

italia

Menjëherë pas qarkullimit të këtij lajmi, kanë nisur bastet dhe disa kompani parashikojnë rikthimin e Italisë dhe përjashtimin e Perusë. Në koeficientët e “Sisal Matchpoint”, pjesëmarrja e Italisë në Rusi ka koeficientin 50.

Një ëndërr në limitet e të pamundurës duke parë që skualifikimi i Perusë ka koeficientin 1.01. Megjithatë, ndoshta dikush mund të guxojë të bëjë parashikimin. Rikthimi i Italisë në “Rusi 2018” jo vetëm që mund t’u japë kënaqësi personale tifozëve të kësaj kombëtareje, por edhe mund t’i bëjë milionerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"