Kodi i Disiplinës Sportive/ Grushtet në Ballsh, ja sa mund të dënohet sulmuesi Nuabueze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 23:55

Kodi i Disiplinës Sportive/ Grushtet në Ballsh, ja sa mund të dënohet sulmuesi Nuabueze

Kodi i Disiplinës Sportive parashikon dënim nga 5 ndeshje deri në 6 muaj për lojtarët që morën pjesë në sherrin masiv në Ballsh. Sulmuesi i Laçit, Kirian Nuabueze, pritet të jetë më i ndëshkuari për shkak se jo vetëm ishte iniciator, por goditi me grushte më shumë se një kundërshtar.

grushta

Sipas nenit 47 të KDS, ku parashikohet sjellja e keqe ndaj kundërshtarëve, në pikën c) citohet: “…të paktën 6 muaj për lojë të rëndë, veçanërisht nëse përdoret dhunë fizike, duke shkaktuar dëmtimin e rëndë të lojtarit kundërshtar”.

Ndërsa në pikën e) shkruhet: “…të paktën 5 ndeshje për sulm ose dhunë (goditje me grusht, me bërryl ose me shkelm) ndaj kundërshtarëve ose çdo personi tjetër përveç zyrtarëve të ndeshjes”. Komisioni mund ta interpretojë rastin e Nuabuezes edhe duke iu referuar pikës b), ku citohet: “…të paktën 9 ndeshje për sulm ose dhunë (goditje me grusht, me bërryl ose me shkelm) ndaj kundërshtarëve ose çdo personi tjetër përveç zyrtarëve të ndeshjes”.

Gjithsesi, ajo që ndodhi në Bylisi-Laçi është një nga ato raste kur në sherr nuk është përfshirë një lojtar i vetëm. Duke qenë zënkë masive, Disiplina pritet të dënojë edhe futbollistë të tjerë krahas Nuabuezes e gjithashtu pjesëtarëve të stafeve të ekipeve. Sipas të gjitha gjasave, Komisioni do të marrë një vendim të mërkurën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"