Koço Kokëdhima sqaron të vërtetën: Ja pse dështoi projekti për blerjen e Albpetrolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2020 | 23:54

Koço Kokëdhima sqaron të vërtetën: Ja pse dështoi projekti për blerjen e Albpetrolit

Përpara disa kohësh qarkulluan zëra se Koço Kokëdhima kërkoi të blinte Albpetrolin dhe ta kthente në versionin “Apolonia B”. Në lidhje me të vërtetën dhe pse dështoi ky projekt, presidenti i Apolonisë Kokëdhima u shpreh:

koco-kokedhima

“Kjo është e vërtetë. Ne donim ta blinim Albpetrolin dhe ta mbanim si skuadër B në Kategorinë e Parë, por me emrin ‘Patosi’. Na duhej për t’u dhënë minuta lojtarëve të akademisë.

Donim gjithashtu të hapnim atje një filial të akademisë sonë me 120 fëmijë. Dy-tre zyrtarë të atij klubi, që kanë interes te buxheti për dietat dhe ushqimin që Bashkia e varfër e Patosit paguan përkohësisht për skuadrën e futbollit, e sabotuan këtë projekt shumë të mirë për atë bashki.

Kur dështoi ky projekt, ne ndërmorëm iniciativën dhe propozuam kampionatin elitar shqiptar U-21, i cili fatmirësisht u miratua. Historia e Albpetrolit nuk na intereson më. Ai projekt që filluam para dy vjetësh, ka vdekur tashmë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"