Koçi “kurnac” me Tiranën, Pashaji e tepron ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2016 | 17:04

Koçi “kurnac” me Tiranën, Pashaji e tepron ndaj Kukësit

Për çdo skuadër dhe objektivat që ka në këtë kampionat, çdo ndeshje ka rëndësi sepse vlen njëlloj me pikë, ama kur bëhet fjalë për ndeshje që vendosin dhe përcaktojnë rrugën drejt objektivave madhorë si titulli apo edhe mbijetesa, atëherë përgjegjësia e gabimit është edhe më e madhe për gjyqtarët.

tirana lika vangjeli rasti i penalltiseNë javën e 22-të, moviola gjen vend në çdo takim.

Në Korçë, kryesori Koçi merr përsipër që të përcaktojë takimin. Rasti flagrant i ndërhyrjes së Vangjelit ndaj Gilman Likës, ndëshkimet e dyshimta të Kërçikut dhe Gërçaliut janë vendime që tregojnë haptazi qëllimin e kryesorit në pjesën e dytë të ndeshjes për të marrë mbi vete barrën e vendosjes së rezultatit.

Partizani-Kukësi

Kalari përdor haptazi duart mbi lojtarin e Kukësit në zonë dhe as për Pashajin apo për asistentin e tij të linjës çuditërisht nuk ka penallti. Në një ndeshje me pesë gjyqtarë në fushë, nuk mund të shpëtojë asnjë moment pa u parë…

Laçi-Bylis

Për fat të mirë të Kridenc Metës, ndeshja përfundoi nëfavor të ballshiotëve, ama gafa për mosndëshkimin e Buljan, që bën ndërhyrje me takë nga pas dhe penalltia e mohuar për Bylisin janë gabime flagrante.

Flamurtari-Vllaznia

Loja korrekte e lojtarëve në fushën e lojës nuk mjafton që të mos ketë diskutime për moviolë. Flamurtarit i janë ndërprerë pa të drejtë dy aksione për gol. Një prej të cilëve edhe është shënuar. Secili prej asistentëve të Enea Jorgjit ka gabuar në dëm të vlonjatëve, pavarësisht se këta të fundit kanë vulosur rezultatin në 2-0.

Teuta-Tërbuni

Ndeshje e luftuar dhe që është vendosur jashtë kohës shtesë. Megjithatë, pavarësisht pretendimit të Tërbunit se gjyqtari ka pritur të shënohej goli i fitores për vendasit, në pesë minutat shtesë është bërë një zëvendësim dhe është dashur edhe ndërhyrja e barelës për një të dëmtuar. Kohë që justifikon edhe shtyrjen prej dy minutash nga shtesa.

Absurdi me gjyqtarët, nuk ishin 5 në Korçë

Skënderbeu-Tirana, e cilësuar si një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 22-të, duket se nuk është trajtuar si e tillë.

Në ndryshim nga Partizani-Kukësi, ku ishin caktuar edhe gjyqtarë të linjës, në Korçë ata mungonin. Vendim absurd ky nga ana e FSHF-së, pasi që të dyja këto duele luheshin për titull dhe Europë. Për më tepër, pikëpyetjet shtohen kur dihet që ndeshja luhej të hënën. Pra, nuk kishte as fluks ndeshjesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"