“Klubi vetëm mashtron…”, shpërthen mamaja e futbollistit Donald Rapo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 19:34

“Klubi vetëm mashtron…”, shpërthen mamaja e futbollistit Donald Rapo

Shpërthen kundër drejtuesve të Luftëtarit mamaja e mesfushorit Donald Rapo. Në lajmin e botuar dje në faqen zyrtare të “Panorama Sport” në “Facebook”, ku presidenti Bekim Halilaj denonconte klubin e Laçit për “vjedhjen” e Rapos, një nga komentuesit ishte pikërisht e ëma e lojtarit, Mimi Zguri. 

dONALDO rAPO

“Po rregullat e kontratës me lojtarin ju të Gjirokastrës i keni respektuar, por vetëm mashtrime dhe rroga të prapambetura që nga sezoni i kaluar. Apo bëni presion që lojtari t’ju falë miliona lekë të kontributit të tij… Ja na sqaroni ju si mund të funksionojë një ekip i Superiores në këto kushte???…”, shkruante mamaja e Rapos në portalin e gazetës (panoramasport.al). Po ashtu, një koment kishte lënë edhe në replikën që Rapo kishte bërë për klubin.

“Të jesh profesionist duhet të jesh edhe njeri i mirë, por fatkeqësisht, kur sportin e drejtojnë njerëz të papërgjegjshëm dhe amoralë, mund të presësh gjithçka, madje edhe më shumë, por ka një Zot që drejtësinë do t’ia japë atij që i takon… Krenar biri im”.

dONALDO RAPO KOMENTI I MAMASE

RAPO – Mesfushori Donald Rapo nuk ka preferuar t’i përgjigjet presidentit të Luftëtarit, Bekim Halilaj, i cili në prononcimin për “Panorama Sport” dy ditë më parë hodhi dyshime edhe për paraqitjen që lojtari ka bërë në ndeshjet ndaj Laçit 1-1 në Gjirokastër në fazën e parë dhe 4-0 në Laç në fazën e dytë.

donald rapo

I kontaktuar dje nga gazeta, lojtari nuk preferoi të replikonte, duke thënë se çfarë kishte për të sqaruar, e kishte bërë dy ditë më parë përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook”. Ndër të tjera, Rapo shkruante: “Hedh poshtë fjalët që janë thënë se unë kam firmosur një kontratë me Laçin. Unë kam 4 vjet e gjysmë me Luftëtarin dhe si mund të vijë një president me tre muaj dhe të hedhë poshtë të gjithë djersën dhe mundin tim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"