Klubi turk do të gjithë Superioren, zbulohet lojtari i radhës që synohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 22:37

Klubi turk do të gjithë Superioren, zbulohet lojtari i radhës që synohet

Klubi turk Menemenspori duket se dëshiron t’u hapë dyert futbollistëve të Kategorisë Superiore. Teksa kanë piketuar disa lojtarë të elitës së futbollit shqiptar (Nuabuezen, Xhixhën, Kallakun, Çinarin dhe Bitrin), këtë herë Menemenspori po ndjek sulmuesin e Bylisit Saliu Guindo.
guindo
Media turke “Yeniasir.com” raporton se drejtuesit e klubit turk do të vendosin nëse do ta blejnë lojtarin në fund të këtij sezoni.

faksimile
Faksimile e artikullit të “Yeni Asir” për sulmuesin e Bylisit Guindo

Guindo ka shënuar 10 gola në 26 ndeshje të Kategorisë Superiore. Ai luajti me Skënderbeun sezonin e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"