Klubi suedez i “jep duart” Jasir Asanit, 25-vjeçari mendon për destinacionin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 23:48

Klubi suedez i “jep duart” Jasir Asanit, 25-vjeçari mendon për destinacionin e ri

Jasir Asani u huazua nga Partizani te klubi suedez i AIK Stokolm, në muajin janar, me të drejtë blerje në fund të sezonit, por duket se futbollisti shqiptar nuk i ka bindur drejtuesit suedezë, të cilët nuk do të paguajnë 400 mijë euro për të blerë përfundimisht kartonin e 25-vjeçarit. Ky vendim i është komunikuar edhe vetë futbollistit, i cili do të kthehet në Shkup, për disa ditë pushimi.

Jasir Asani

Ofertat në drejtim të Asanit nuk mungojnë, kësisoj, futbollisti që spikati për 3 sezone e gjysmë në Kategorinë Superiore, do të marrë kohë për të zgjedhur me kujdes destinacionin e ri për të ardhmen e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"