Klubi shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 23:46

Klubi shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-trajneri

Klubi i Shkumbinit në zi. Është ndarë sot nga jeta, një ndër figurat më të spikatura sportive të qytetit të vogël të Peqinit, Naim Gripshi.

Shiriti i zise

Gripshi ka kontribuar për ekipin e Shkumbinit rreth viteve ’70, ku ka luajtur si mbrojtës. Pas një dëmtimi të rëndë u detyrua ta linte sportin shpejt. Mirëpo kjo gjë nuk e ndan atë prej futbollit. Profesor Naimi ishte promotori i hapjes së klasave sportive dhe një trajner tepër i përkushtuar i moshave. Prej tij kanë dalë lojtarë si trajneri aktual Magani, Branica, Tosku, Nexha, Isai, etj.

Shkumbini 56

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"