Klubi shqiptar në mëshirën e fatit, Lorik Cana kontribuon për daljen nga kriza e rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 20:59

Klubi shqiptar në mëshirën e fatit, Lorik Cana kontribuon për daljen nga kriza e rëndë

Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana ka ndihmuar financiarisht klubin e Vëllaznimit, i cili drejtohej deri në vitin e kaluar nga i ati.

cana

Menaxheri i përgjithshëm i klubit të qytetit të Gjakovës Besnik Gojani bëri me dije për “Insport” se ish-futbollisti i Shqipërisë ka dhënë një sasi të madha parash për të ndihmuar klubin e Vëllaznimit për t’u rimëkëmbur nga kriza financiare. Gojani shprehet se deri tani janë grumbulluar 19 mijë €, ndërsa disa futbollistë kanë vendosur të luajnë për Vëllaznimin pa pagesë. Nga ana tjetër, është vendosur që të bëhet kalimi i Vëllaznimit nga OJQ në shoqëri aksionare.

“Me largimin e Agim Canës nga klubi, janë larguar edhe instrumentet financiare. Vëllaznimi nuk ka kryesi, janë vetëm tre zyrtarë. Është stafi administrativ me kontrata të vlefshme në Federatën e Futbollit të Kosovës. Gjatë pesë muajve të fundit kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me FFK-në, kemi shkëmbyer letra. Po ashtu, në këta muaj ne si klub zhvilluam një fushatë për ta ndihmuar financiarisht klubin.

Gashi_Egzon_shot_VellaznimiDrita_oct2017

Nga ajo fushatë kemi arritur të grumbullojmë 7 mijë €, gjithçka është e shkruar në letër. Në këtë periudhë na ka ndihmuar edhe Lorik Cana me një shumë të madhe parash. Brenda këtyre muajve kemi arritur të grumbullojmë deri në 19 mijë euro, ndërsa FFK-ja na ka ndihmuar me 5 mijë euro. Futbollistët kanë bashkëpunuar me ne dhe pas bisedimeve me ta janë pajtuar që të luajnë pa u paguar.

Për të dalë nga kjo krizë, zgjidhja më e mirë është ndërrimi i statusit nga OJQ në shoqëri aksionare. Gjendja është e mjerueshme, përveç problemeve financiare, janë krijuar edhe disa grupe me interesa për ta shkatërruar klubin me themel”, deklaron zyrtari i Vëllaznimit Besnik Gojani.

Pasi dështuan të ngjiteshin në Superligën e Kosovës në qershor të vitit të kaluar duke u mposhtur 4-2 nga Trepça ’89, FFK-ja përjashtoi presidentin e Vëllaznimit Agim Canën, i cili akuzoi drejtuesit e FFK-së për fiksim të takimit me Trepçën. Ai u largua nga drejtimi i klubit duke e lënë në mëshirën e fatit.

cana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"