Klubi pranon ofertën e Milanit, por talenti portugez refuzon kuqezinjtë dhe pranon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 16:02

Klubi pranon ofertën e Milanit, por talenti portugez refuzon kuqezinjtë dhe pranon…

Milani vazhdon të këmbëngulë për Eduardo Kuarezmën, një profil shumë i pëlqyer nga zbuluesit e klubit italian. Vetëm 18 vjeç, mbrojtësi ka debutuar sivjet në ekipin e parë të Sportingut të Lisbonës, falë edhe një fiziku prej 185 centimetrash që favorizon në lojën e tij.

gettyimages-1158324502-1024x1024

Sipas “A Bola”, Paolo Maldini e ka parë në veprim djaloshin dhe mësohet të ketë bërë një ofertë prej 5 milionë eurosh plus një lojtar në këmbim. Teksa luzitanët janë të prirur të pranojnë, ka qenë vetë Kuarezma që ka frenuar gjithçka.

Sipas të përditshmes portugeze, lojtari preferon të qëndrojë edhe një vit në Lisbonë për të qenë pjesë me kohë të plotë e ekipit të parë e në fund të sezonit të ardhshëm të vendosë për një transferim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"